Pezullon punimet Gjykata Penale për krimet e luftës për ish-Jugosllavinë

2017-11-30 19:14:27 CRI Komenti juaj Printoni

I dënuari për krime lufte, Slobodan Praljak, piu helm në sallën e gjyqit duke i dhënë kështu fund jetës, pasi humbi apelin për dënimin e parë me 20 vjet burgim.

Vdekja e të pandehurit solli pezullimin e punimeve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Praljak ishte komandanti i trupave etnike kroate në luftën e Bosnjës nga viti 1992 deri në 1995.

Ai bashkë me 5 zyrtarë të tjerë të lartë boshnjakë u dënua më 29 maj 2013 me 20 vjet burgim.

Vdekja e tij nuk është e para në historinë e kësaj gjykate pasi tetë të dënuar të tjerë kanë humbur jetën gjatë gjykimit ose vuajtjes së dënimit. Shtatë të pandehur kanë humbur jetën kur gjykata ka filluar shqyrtimin e çështjes së tyre.

Shënime:

- Ai u ngrit dhe thirri menjëherë: "Gjyqtarë, Slobodan Praljak nuk është një kriminel lufte. Unë e hedh poshtë me përbuzje vendimin". Më pas ai piu nga një gotë e vogël dhe tha: "Unë sapo piva helm".

-Praljak ishte zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë dhe komandant i Këshillit Kroat të Mbrojtjes (HVO) gjatë Luftës së Bosnjes. Këshilli Kroat i Mbrojtjes ishte një formacion zyrtar ushtarak i Republikës së Bosnje Herzegovinës, një entitet i panjohur i kohës së luftës që ekzistonte në Bosnje dhe Hercegovinë midis 1991 dhe 1994.

-Më i njohuri ndër ta ishte ish Presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviç, i cili humbi jetën në qelinë e tij.

Mrekulli
Lajmet Kryesore