Takimi i 6-të i kryeministrave të mekanizmit "16+1" harton planin e zhvillimit për të ardhmen

2017-11-28 16:28:44 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang bëri thirrje për përparimin e bashkëpunimit me vendet e Europës Qendrore e Lindore, i njohur gjithashtu si mekanizmi "16+1".

Li e quajti plotësues të marrëdhënies Kinë – Europë këtë bashkëpunim, gjatë një fjalimi drejtuar Forumit Ekonomik dhe Tregtar që u zhvillua në Budapest. Kreu i qeverisë kineze bëri thirrje për zbulimin e potencialit të ri dhe realizimin e përfitimeve të përbashkëta.

Ai gjithashtu bëri thirrje për lidhjen e strategjive të zhvillimit të vendeve të Europës Qendrore e Lindore me nismën e Kinës "Një brez, një rrugë" dhe forcimin e bashkëpunimit financiar dhe për çështje të tjera.

Takimi i parë i kryeministrave të mekanizmit "16+1" u mbajt në vitin 2012 në Varshavë të Polonisë. Gjatë këtyre pesë viteve, pavarësisht recesionit ekonomik global, vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore shënoi një rritje dyshifrore prej 60 miliardë dollarë amerikan. Ndërkohë investimet e Kinës në 16 vendet e përfshirë në mekanizëm është trefishuar.

Kryeministri iu referua disa projekteve, për shembull ndërtimin e hekurudhës së shpejtësisë së lartë Hungari-Serbi dhe e quajti "bashkëpunimin 16+1" si një mekanizëm me ndikim ndër-rajonal.

Duke rishikuar eksperiencën e kaluar, kryeministri i Kinës Li Keqiang nënvizoi se zhvillimi i shpejtë i "Bashkëpunimit 16+1" rrjedh nga zbatimi i parimit: "konsultim i përbashkët, përfitime të ndërsjella, hapje gjithëpërfshirëse, pragmatizëm dhe novacion".

Kryeministri Li vuri në dukje se "Bashkëpunimi 16+1" nuk është instrument gjeopolitik i Kinës, por "inkubator" i bashkëpunimit pragmatik ndër-rajonal, që nxit zhvillimin e gjithanshëm dhe të ekuilibruar të marrëdhënieve kino-europiane.

"Bashkëpunimi ndërmjet Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore do t'u sjellë përfitimet të dyja palëve dhe është në të mirën e rajonit dhe të botës. Sepse bashkëpunimi i Kinës dhe vendeve të EQL-së është një platformë e bashkëpunimit nder-rajonale, e lindur në procesin e globalizimit. "Bashkëpunimi '16+1' ka marrë parasysh, gjendje të vendeve të ndryshme dhe ka shpejtuar liberalizimin e tregtisë e lehtësimin e investimeve, gjë që është në favor të integrimit të Europës.

"Bashkëpunimi ynë nuk zhvillohet kundër ndonjë pale të tretë e as nuk përjashton ndonjë palë të tretë. Me vullnetin e tyre, vende me nivele të ndryshme zhvillimi marrin pjesë në këtë bashkëpunim me qëllim përfitimin e popujve," tha kryeministri kinez.

Me thellimin dhe përparimin e "Bashkëpunimit 16+1", kryeministri Li Keqiang njoftoi themelimin e një Shoqate Ndërbankare mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore me qëllim për të ofruar mbështetje financiare.

Kryeministri Li deklaroi gjithashtu dy masa të reja të qeverisë kineze.

"Pala kineze përkrah institucionet financiare tregtare dhe zhvillimore që të financojnë projekte bashkëpunimi dypalëshe, përkrah sipërmarrjet e ndryshme të vendeve të Europës Qendrore e Lindore të lëshojë bono Panda dhe të përkrahin projektet e bashkëpunimit që të financohen në monedhën kineze Renminbi. Unë dëshiroj të theksoj dy masa të reja: së pari, sot u krijua zyrtarisht Shoqata Ndërbankar e Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Banka e Kinës për Zhvillim do të sigurojë një fond prej 2 miliardë eurosh për projektet e zhvillimit. Së dyti, u realizua faza e dytë e krijimit të Fondit të Bashkëpunimit dhe të Investimeve të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore me kapital fillestar prej 1 miliard dollarësh, i cili do të investohet kryesisht në Europën Qendrore e Lindore," theksoi kreu i qeverisë kineze. (Wang Xianya/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore