Kryeministri kinez: "Bashkëpunimi 16+1" është pjesë e bashkëpunimit kino-europian

2017-11-28 09:06:32 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang tha të hënën në Budapest se bashkëpunimi midis Kinës dhe Europës Qendrore e Lindore (EQL), i krijuar në bazë të respektit të ndërsjellë, barazisë dhe të leverdisë reciproke, është jo vetëm në favor të të dy palëve, por edhe në dobi të rajonit dhe të botës.

Ai i bëri këto deklarata gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e Hungarisë, Viktor Orban dhe atë e Bullgarisë, Boyko Borissov, pas takimit të gjashtë të krerëve të qeverive të Kinës dhe të vendeve të Europës Qendrore e Lindore në Budapest.

Ai tha se mekanizmi i bashkëpunimit "16+1" është një platformë e bashkëpunimit nder rajonal, e lindur në procesin e globalizimit. "Bashkëpunimi '16+1' ka marrë parasysh, zhvillimin praktik të vendeve të ndryshme dhe ka shpejtuar liberalizimin e tregtisë e lehtësimin e investimeve, gjë që është në favor të integrimit të Europës," tha Li.

Kreu i qeverisë kineze theksoi se Europa është forca e rëndësishme për mbrojtjen e paqes dhe zhvillimit të botës dhe Pekini shpreson të shohë një Europë të lulëzuar dhe të stabilizuar.

"Kina përkrah vullnetin e një pjese vendesh të Europës Qendrore e Lindore për t'u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe respekton pjesëmarrjen e tyre në organizata të tjera ndërkombëtare dhe bashkëpunime të tjera rajonale. Ndaj, mekanizmi '16+1' do të bëhet pjesë e dobishme e bashkëpunimit kino-europian dhe globalizimit, duke nxitur zhvillimin e ekuilibruar," theksoi Li. (Wang Lei/Leftion Persiteri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore