Li Keqiang: dy masat e reja kineze për përkrahjen financiare ndaj platformës "16+1"

2017-11-27 19:13:22 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez, Li Keqiang, tha në forumin e 7-të të bashkëpunimeve ekonomiko-tregtare mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, të mbajtur më 27 nëntor, se Kina do të zgjerojë më tej kanalin e financimit ndaj vendeve të Evropës qendrore e lindore.

Kina do të ndërmarrë dy masa të reja për përkrahjen financiare ndaj bashkëpunimit "16+1".

Li Keqiang u shpreh se pala kineze mbështet institucionet financiare tregtare dhe zhvillimore që ofrojnë përkrahje financiare ndaj projekteve të bashkëpunimit dypalësh.

Kina gjithashtu përkrah kompanitë e ndryshme nga vendet e Evropës Qendrore e Lindore që do lëshojnë bono në juanë nga emetues të huaj në Kinë, të ashtuquajturat "bono panda", si dhe mbështet projektet e bashkëpunimit mes palëve që bëjnë biznese të financuara në juanë.

Li Keqiang vuri në dukje se vitin e kaluar, Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës publikoi Fondin Kinë-EQL, për të zgjeruar kanalet e investimeve dhe financimeve të orientuara drejt tregut.

Pala kineze deklaroi dy masat e reja: së pari, sot, u formua zyrtarisht Unioni Bankar Kinë-EQL dhe Banka e Zhvillimit Kombëtar që do të ofrojë një kredi prej 2 miliardë eurosh për bashkëpunime financiare. Së dyti, u formua Fondi i fazës së dytë të Bashkëpunimit dhe Investimeve mes Kinës dhe Evropës Qendrore e Lindrore, ku janë grumbulluar 1 miliardë dollarë amerikanë, investim kryesor ky në Evropën Qendrore e Lindore. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore