Li Keqiang nis për turin zyrtar në Hungari dhe Rusi

2017-11-26 13:04:13 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u largua mëngjesin e të dielës nga Pekini për një vizitë zyrtare në Hungari, ku do të marrë pjesë në takimin e gjashtë të krerëve të qeverive të Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, i njohur ndryshe si nisma e bashkëpunimit "16+1".

Kryeministri Li do të marrë pjesë gjithashtu në takimin e 16-të të Këshillit të Krerëve të Qeverive të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në qytetin rus të Soçit nga datat 30 nëntor deri më 1 dhjetor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore