Kinë, ulje tarifash të importit për një numër produktesh

2017-11-24 19:11:11 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria kineze e Financave ka bërë të ditur se do të ulen më tej tarifat e importit për mallrat e konsumit, duke përfshirë ushqimet dhe qumështin pluhur për foshnjat, ulja e tretë që nga viti 2015.

Duke filluar nga muaji i ardhshëm, tarifa mesatare e importit për disa ushqime, produkte shëndetësore, barna, veshje etj. do të ulet nga 17.3 për qind në 7.7 për qind.

Për disa lloje të qumështit pluhurit dhe pelena për foshnjat tarifa do të jetë zero.

Mrekulli
Lajmet Kryesore