Kina: Antiterrorizmi, dialogu e rindërtimi, në qendër të zgjidhjes së krizës siriane

2017-11-24 19:09:01 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Punëve të Jashtme i Kinës Wang Yi u takua në Pekin të premten me këshilltaren e presidentit të Sirisë për çështjet politike dhe të medias Bouthaina Shaaban.

Wang u shpreh se gjendja në Siri po futet në një fazë të re të mbështetur në zgjidhjen politike, Në këtë fazë, janë në fokus lufta kundër terrorizmit, dialogu dhe rindërtimi. Lufta kundër terrorizmit është baza, dialogu është rrugëdalja dhe rindërtimi është garancia.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi theksoi më tej se kohët e fundit palët e ndryshme janë përqendruar tek ardhmëria politike e Sirisë, duke zhvilluar shkëmbime të shumta. Ai shprehu besimin se kjo është në të mirë të arritjes së rezultateve pozitive në bisedimet e paqes në Gjenevë dhe të hyrjes së procesit të zgjidhjes politike në rrugën e duhur. Bisedimet janë rrugëzgjidhja e vetme për problemin e Sirisë dhe duhet të garantohen sovraniteti, pavarësia e tërësia territoriale e Sirisë e të respektohet vendi qendror i popullit sirian gjatë këtij procesi. Kina si vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të marrë pjesë dhe do përkrahë procesin e zgjidhjes politike të problemit të Sirisë sipas rezolutave përkatëse dhe realitetit konkret. Pekini shpreson se palët në Siri do ta shfrytëzojë mundësinë që u paraqitet dhe do të nxitin zgjidhjen e mbështetur te bisedimet dhe dialogu.

Kreu i diplomacisë kineze Wang Yi theksoi se bashkëpunimi kundër terrorizmit i bashkësisë ndërkombëtare ka arritur rezultate të rëndësishme, por gjendja e antiterrorizmit në Siri është ende e zymtë. Bashkësia ndërkombëtare duhet të lërë mënjanë dallimet dhe të vazhdojë përpjekjet e përbashkëta për të luftuar terrorizmin e mbetjet e organizatave ekstremiste dhe për të parandaluar rigjallërimin e tyre.

Këshilltarja e presidentit të Sirisë për çështjet politike dhe të medias Bouthaina Shaaban u pajtua me deklaratat e ministrit Wang Yi mbi gjendjen e tanishme në Siri dhe vlerësoi lart qëndrimin e drejtë të mbajtur nga Kina. Ajo tha se Damasku do të donte të merrte pjesë aktive në procesin e zgjidhjes politike dhe mirëpret që Kina të luajë rol më të madh në këtë proces. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore