Yu: "Sinqeritet" dhe "përpjekje" për forcimin e lidhjeve mes brigjeve të ngushticës

2017-11-24 19:07:15 CRI Komenti juaj Printoni

Kryetari i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Yu Zhengsheng ka premtuar "sinqeritetin më të madh" dhe "përpjekje më të mëdha" nga Kina kontinentale, për nxitjen e zhvillimit paqësor të marrëdhënieve ndër dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit.

Gjatë një takimi të premten me përfaqësues të medias nga të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit në një samit të zhvilluar në Pekin, Yu Zhengsheng theksoi se "të dyja anët e ngushticës i përkasin kombit kinez dhe janë vëllezër e motra që ndajnë lidhje farefisnie".

Yu gjithashtu shprehu gatishmërinë për ruajtjen së bashku të paqes përgjatë ngushticës së Tajvanit dhe për të punuar për perspektivën e ndritur të ribashkimit paqësor.

Mrekulli
Lajmet Kryesore