BE, Oettinger: Kriza gjermane do të vonojë reformat në eurozonë

2017-11-24 10:56:26 CRI Komenti juaj Printoni
Komisioneri europian për Buxhetin, gjermani Gunther Oettinger, theksoi të enjten se pret të ketë vonesa në axhendën e reformave të eurozonës për shkak të krizës politike në Gjermani.

"Të gjitha çështjet mbi rolin e ardhshëm të Mekanizmit Europian të Stabilitetit, për buxhetin apo caktimin e ministrit të Financave të eurozonës, nuk mund të vendosen pa Gjermaninë," theksoi Oettinger, gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

"Për pasojë me shumë mundësi do të ketë vonesa", paralajmëroi ai, duke theksuar se ka ardhur koha që të merren disa vendime për këto çështje.

Këto deklarata bien ndesh me qëndrimin zyrtar të Komisionit Europian, që ishte shprehur më herët se nuk do të kishte ndërprerje pavarësisht krizës politike gjermane. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore