Presidenti i KE-së Juncker refuzon të japë shumën që duhet të paguajë Britania për 'Brexit'

2017-11-24 10:55:13 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker nuk pranoi të fliste me shifra konkrete se sa mund t'i kushtojë Britanisë dalja nga blloku i europian.

Juncker-i shtoi se nuk mund të thoshte nëse negociatat me Britaninë e Madhe kishin shënuar përparim të mjaftueshëm për të kaluar në fazën e dytë të diskutimit mbi të ardhmen e marrëdhënieve dypalëshe.

"Situata aktualisht nuk është në një pikë ku mund të them se është bërë përparim i mjaftueshëm për të na lejuar të kalojmë në fazën tjetër, domethënë, në diskutimin mbi të ardhmen e marrëdhënieve tona. Do të shohim çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. Unë do të takohem me znj. Theresa May në Bruksel më 4 dhjetor dhe pastaj do të shohim nëse kemi arritur në një pikë pushimi apo nëse mund të ecim përpara," tha ai.

Junckeri foli mbi këtë çështje në një konference shtypi gjatë një vizite zyrtare në Zvicër. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore