Zambia përgënjeshtron lajmin mbi kërkesën e Mugabes për azil

2017-11-24 10:55:13 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria e Zambias hodhi poshtë njoftimet se ish-presidenti i Zimbabvesë, Robert Mugabe, po kërkon azil prej saj.

Në rrjetet shoqërore u përhap lajmi se ish-udhëheqësi 93-vjeçar i Zimbabvesë, pas përfundimit të sundimit 37-vjeçar, po kërkon azil në Zambia.

Ministri i Jashtëm i Zambias, Harry Kalaba, tha se Mugabe nuk i ka kërkuar azil qeverisë së Zambias, duke shtuar se njoftimet janë thjesht spekulime.

Presidenti i ardhshëm i Zimbabvesë, Emmerson Mnangagwa, u ka bërë thirrje zimbabvianëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos hakmerren ndaj njëri-tjetrit.

Ai u kërkoi gjithashtu qytetarëve që të qëndrojnë larg problemeve politike dhe shoqërore dhe t'ua lënë gjykatave zgjidhjen e tyre.

Mnangagwa do të betohet sot si presidenti i Zimbabvesë dhe do të qëndrojë në detyrë për pjesën e mbetur të mandatit të ish-presidentit Robert Mugabe, i cili dha dorëheqjen të martën pas presionit ushtarak dhe publik. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore