Argjentinë, vazhdon kërkimi për nëndetësen "San Juan"

2017-11-24 10:38:32 CRI Komenti juaj Printoni

Nëndetësja e forcave detare argjentinase "San Juan" me 44 marinarë në bord vijon të konsiderohet e humbur. Ajo ndodhej Atlantikun Jugor dhe deri tani nuk dihet vendndodhja e saj.

Forcat ushtarake bënë të ditur se ditën kur nëndetësja humbi kontaktet, në ujërat përreth ndodhi një shpërthim.

Zëdhënësi i forcave detare ushtarake të Argjentinës, Enrique Balbi, u shpreh para mediave se sipas hetimeve të fundit, në orën 10:31 të mëngjesit të 15 nëntorit, në ujërat përreth vendndodhjes së fundit të nëndetëses, ndodhi një shpërthim dhe shkaku ende nuk dihet. Ai theksoi se kërkimet për "San Juan"-in po vazhdojnë.

Nëndetësja "San Juan" po udhëtonte më 15 nëntor, nga qyteti Ushuaia i Argjentinës Jugore për në bazën ushtarake Mardel Plata. Gjatë udhëtimit, nëndetësja njoftoi për një defekt në sistemin e energjisë dhe rreth orës 7:30 humbi kontakt me qendrën. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore