Arabia Saudite rihap portet kyçe të Jemenit për kalimin e ndihmave

2017-11-23 11:41:10 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarë të Arabisë Saudite i kanë bërë me dije Kombeve të Bashkuara se koalicioni ushtarak i kryesuar nga Riadi do të rihapë dy porte detare të Jemenit dhe aeroportin në Sanaa, të cilat janë pika jetësore për dërgimin e ndihmave humanitare drejt vendit të rrënuar nga lufta, tha një zëdhënës i OKB-së.

"Kemi marrë informacion nga Arabia Saudite, e cila tregon se ka dëshirë të hapë portet Hudaydah dhe al Saleef si dhe aeroportin në Sanaa në ditët në vijim," tha Farhan Haq, zv./zëdhënës i OKB-së.

Koalicioni ushtarak i drejtuar nga Arabia Saudite, i cili lufton kundër militantëve Huthi në Jemen, bllokoi më 6 nëntor rrugët detare, tokësore dhe ajrore që e lidhin me Jemenin, dy ditë pasi një raketë balistike e lëshuar nga rebelët Huthi goditi kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riadin.

Më shumë se 20 milionë jemenas, pjesa më e madhe e të cilëve janë fëmijë, kanë nevojë urgjente për ndihma. 7 milionë veta janë krejtësisht të varur nga ndihmat ushqimore. (Jiang Lei/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore