Kryeministri Hariri pezullon dorëheqjen pas kthimit në Bejrut

2017-11-23 11:40:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri libanez, Saad Hariri njoftoi dje pezullimin e dorëheqjes së tij të papritur, në pritje të konsultimeve për disa çështje të mprehta përfshirë përfshirjen në konflikte rajonale të Hezbollahut, partner i qeverisë së tij.

Hariri e bëri publik vendimin e tij pas bisedimeve me dyer të mbyllura me presidentin e vendit Michel Aoun.

Hariri i dorëzoi dorëheqjen presidentit, por ky i fundit i kërkoi shtyrjen e datës së largimit, për të diskutuar më gjatë mbi arsyet e dorëheqjes dhe faktorët politikë.

Aouni, në një fjalim televiziv mbrëmjen e 21 nëntorit, theksoi se nisur nga situata ku ndodhet vendi sot, Libani duhet të qendrojë i bashkuar dhe të ruajë qëndrueshmërinë, të shmangë konfliktet e brendshme dhe të refuzojë ndërhyrjet e jashtme apo përfshirjen në konfliktet rajonale.

Kryeministri i Libanit Hariri, dha dorëheqjen në mënyrë të papritur gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite më 4 nëntor.

Hariri qëndroi në Arabinë Saudite për dy javë dhe më vonë vizitoi Francën dhe Egjiptin. Më 21 nëntor, ai u kthye në Bejrut nëpërmjet Qipros. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore