Kina do të shtojë gjobat për vjedhjen e të drejtave të pronësisë intelektuale

2017-11-23 11:40:00 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Shtetit i Kinës njoftoi shtimin e gjobave për shkelësit e të drejtave të pronësisë intelektuale, me qëllim për të ulur kostot e mbrojtjes së tyre.

Në një deklaratë, qeveria kineze thotë se mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale do të forcohet me masat e reja që përfshijnë monitorimin në kohën reale dhe identifikimin në internet të shkeljeve.

Gjithashtu theksohet se qeveria do të marrë masa për të përmirësuar mjedisin e biznesit në këtë drejtim.

Qeveria kineze është e gatshme të ofrojë ndihmë më të mirë ligjore për pronarët në aspektin e dëmshpërblimin të humbjeve të tyre, thekson deklarata. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore