Ushtria turke ka shkarkuar 8570 veta pas grushtit të dështuar të shtetit

2017-11-23 11:38:16 CRI Komenti juaj Printoni

8570 ushtarakë, që mendohet se janë të lidhur me rrjetin e klerikut turk në mërgim Fethullah Gulen, janë shkarkuar nga radhët e ushtrisë pas grushtit të dështuar të shtetit të vitit të kaluar, tha të mërkurën Ministri i Mbrojtjes i Turqisë Nurettin Canikli.

Mes ushtarakëve të shkarkuar përfshihen 150 gjeneralë, 4630 oficerë, 2168 rreshterë, 1211 rreshterë të posaçëm dhe 411 veta të shërbimit civil.

Kleriku Fethullah Gulen që jeton në mërgim në Uashington, akuzohet nga Ankaraja për planifikimin e grushtit të dështuar të shtetit të 15 korrikut 2016, që shkaktoi të paktën 250 të vdekur dhe mbi 2000 të plagosur.

Pas grushtit të dështuar, qeveria turke shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe nisi një goditje masive ndaj mbështetësve të Gulenit. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore