Këshilli i Sigurimit i OKB-së bën thirrje dialog mes irakianëve dhe kurdëve

2017-11-23 11:36:28 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Sigurimit i OKB-së i kërkoi të mërkurën qeverisë federale irakiane dhe qeverisë rajonale të Kurdistanit që të zhvillojnë një dialog brenda kornizës së Kushtetutës së vendit.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit përshëndetën përpjekjet e të dy palëve për lehtësimin e tensioneve dhe bënë thirrje për dialog mes tyre.

Sebastiano Cardi, kryesuesi i radhës i Këshillit të Sigurimit u shpreh i gëzuar që të dy palët janë zotuar të respektojnë plotësisht Kushtetutën e Irakut, si bazë për zhvillimin e negociatave.

Cardi tha se anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ritheksuan nevojën për respektimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe unitetit të Irakut, si dhe rëndësinë e respektimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve irakianë. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore