Presidenti i ardhshëm i Zimbabvesë falënderon publikun dhe ushtrinë për mbështetjen

2017-11-23 11:35:08 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i ardhshëm i Zimbabvesë, Emmerson M-nan-gag-wa, falënderoi popullin dhe ushtrinë për mbështetjen e dhënë.

Në fjalimin e tij të parë publik para mbështetësve pas kthimit të tij nga mërgimi, Mnangagwa tha se ndihet i prekur dhe përulet para mbështetjes së gjithsecilit pas shkarkimit të tij nga ish-presidenti Robert Mugabe dy javë më parë.

Ai u zotua t'i shërbejë popullit, duke thënë se të gjithë zimbabvianët duhet të bashkohen dhe të punojnë fort për të rritur ekonominë për krijimin e vendeve të punës.

Mnangagwa, që do të betohet si president të premten, tha se Zimbabvja ka nevojë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare për të rindërtuar ekonominë e rrënuar.

Ai tha gjithashtu se tashmë kishte filluar të merrte mbështetje nga disa vende të huaja.

Mnangagwa, tha se Zimbabvja ndodhej para një çasti të ri historik për ngritjen themeleve të një demokracie të re, që kur ushtria ndihmoi për rrëzimin nga pushteti të ish-presidentit Mugabe. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore