Ant Financial: Numri i kryerësve të pagesave me celular në Kinë arrin në 520 milionë

2017-11-23 11:33:29 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat e kompanisë Ant Financial, një kompani financiare e grupit Alibaba, tregojnë se numri i atyre që kryejnë pagesa nga celulari ka arritur në 520 milionë.

Ndërkohë, bankat kineze trajtuan 8.6 miliardë pagesa nga platformat e lëvizshme në tremujorin e dytë, duke shënuar një rritje vjetore prej 40 për qind.

Vlera e përgjithshme e pagesave të kryera me celular u rrit me 34 për qind duke arritur në 39 trilionë juan, ose 6 trilionë dollarë amerikanë.

Në prill, Ant Financial dekaloi objektin për të shpenzuar 6 miliardë juan për të popullarizuar sistemin e pagesave. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore