Presidenti Meta takim me presidentin e sapozgjedhur të Sllovenisë, Pahor

2017-11-23 11:32:57 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti Meta e uroi edhe njëherë për rizgjedhjen e tij, si dhe i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme që presidenti Pahor dhe Sllovenia i kanë dhënë Shqipërisë jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për procesin e integrimit europian të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan përparimin e arritur dhe zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit, si dhe ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e një harmonizimi e koordinimi më të mirë të qëndrimeve e veprimeve nga vendet e rajonit.

Ata vlerësuan rolin e rëndësishëm që mund të luajë në këtë drejtim nisma e Procesit të Brdo-Brijunit, duke ruajtur fokusim e BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe vijimin me hapa konkretë të procesit të zgjerimit.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu besimin se mbështetja e Sllovenisë për çeljen së shpejti të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian do të jetë domethënëse dhe do të nxiste vijimin e reformave dhe përmbushjen e kushteve e standardeve të nevojshme. (ATSh/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore