Takimi i Ministrave të Jashtëm të ASEM-it thekson lidhjen e Eurazisë

2017-11-23 11:31:59 CRI Komenti juaj Printoni

Takimi Azi – Europë që përfundoi në Minanmar, vendosi nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm nëpërmjet ndërlidhjes.

Ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser, që e kryesoi këtë vit takimin, tha se ndërlidhja infrastrukturore është kryesore për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

"Ndërlidhja, qoftë dixhitale apo fizike, është gjithonë e lidhur me popujt, duke i afruar ata edhe më shumë. Përparimi i axhendës aziatike – europiane i shërben zhvillimit të tregtisë, rritjes ekonomike dhe prosperitetet. Jam i lumtur që ne arritëm një marrëveshje për të ardhmen e ndërlidhjes midis Azisë dhe Europës."

Sekretari i Jashtëm i Spanjës, Ildefonso Castro, thotë se një nga çështjet kyçe është nxitja e ndërlidhjes infrastrukturore.

"Për këtë qëllim ne duhet të nxitim zhvillimin dhe ndërtimin e infrastrukturës. Infrastruktura nuk është vetëm një kanal për transportonin e mallrave dhe zgjerimin e tregjeve. Ajo gjithashtu duhet të kthehet në një mjet për këmbimin e ideve dhe për ndërlidhjen; për mundësitë dhe për novacionin; për popujt për të gjetur një të ardhme më të mirë dhe për të garantuar një mjedis më të mirë."

Gjatë takimit dyditor, 51 vendet anëtare dhe 54 delegacionet me mbi 500 përfaqësues biseduan mbi zhvillimin e qendrueshëm, sigurinë e stabilitetin e rajonit, goditjen ndaj terrorizimit, luftën kundër drogës, imigracionit të paligjshëm, sigurisë së internetit etj.

Situata në shtetin verior Rakhinë ishte gjithashtu fokus i takimit. Këshilltarja Shtetërore dhe Ministrja e Jashtme Aung San Suu Kyi, iu përgjigj pyetjeve mbi trajtimin e gjendjes së bashku me Bangladeshin dhe shpërnguljen e popullsisë myslimane.

Më 21 nëntor u publikua deklarata presidenciale e takimit, e cila përfshin tema të tilla si marrëdhëniet e bashkëpunimit, paqja, zhvillimi i vazhdueshëm dhe e ardhmja e bashkëpunimit Azi – Europë.

Deklarata përfshin kësaj here edhe tre dokumente shtesë, të cilat shpjegojnë me hollësi përkufizimin e komunikimit e lidhjeve të ndërsjella midis Azisë dhe Europës, fushat e veprimit, afatet kohore, agjendat e takimit të Azi-Europës vitin 2018 dhe projektet e zhvilluara të fondit të Azi-Europës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore