Takimi i 13-të i Ministrave të Jashtëm Azi-Europë përcakton bashkëpunimin në të ardhmen

2017-11-22 17:43:10 CRI Komenti juaj Printoni

Në Naypyidaw të Mianmarit u mbyll të mërkurën takimi i 13-të i Ministrave të Jashtëm Azi-Europë. Takimi përcaktoi drejtimin e punës për të ardhmen dhe ra dakord të nxitë shtimin e komunikimit ndërmjet Azisë dhe Europës, nëpërmjet forcimit të lidhjeve të të dy rajoneve dhe nxitjes së zhvillimit të vazhdueshëm.

Ministri i Jashtëm i Estonisë Sven Mikser, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, tha se nxitja e komunikimit midis Azisë dhe Europës është shumë e rëndësishme për realizimin e zhvillimit të vazhdueshëm.

"Bashkëpunimi dhe lidhjet reciproke midis Azisë dhe Europës janë edhe lidhje mes njerëzve. Besoj se procesi i nxitjes së bashkëpunimit dhe lidhjeve reciproke midis Azisë dhe Europës do të ndihmojë për nxitjen e tregtisë, zhvillimit ekonomik dhe lulëzimin të të dyja palëve. Jam shumë i kënaqur që ramë dakord për projektet për të ardhmen, duke përfshirë standardin e bashkëpunimit dhe të lidhjeve të ndërsjella, fizibilitetin e bashkëpunimit ekonomik, ligjin dhe rregullat ndërkombëtare, fushat e bashkëpunimit etj."

Spanja do të zhvillojë takimin e ardhshëm të ministrave. Sekretari i Punëve të Jashtme i Spanjës, Ildefonso Castro, tha se ndërtimi i infrastrukturës është kyç për komunikimin dhe lidhjen e ndërsjellë midis Azisë dhe Europës.

"Duhet të zhvillojmë ndërtimin e infrastrukturës, e cila lidhet jo vetëm me rrugët për transportimin e mallrave apo zgjerimin e tregut. Por gjithashtu duhet të jetë një koncept i ri i këmbimit të ideve, mundësive dhe mjeteve novatore për të gjetur një të ardhme më të mirë për popujt dhe një mjedis më të sigurt."

Gjatë takimit dyditor, 51 vendet anëtare dhe 54 delegacionet me mbi 500 përfaqësues biseduan mbi zhvillimin e vazhdueshëm, sigurinë e stabilitetin e rajonit, goditjen ndaj terrorizimit, luftën kundër drogës, imigracionit të paligjshëm, sigurisë së internetit etj.

Situata në shtetin verior Rakhinë ishte gjithashtu fokus i takimit. Këshilltarja Shtetërore dhe Ministrja e Jashtme Aung San Suu Kyi, iu përgjigj pyetjeve mbi trajtimin e gjendjes së bashku me Bangladeshin dhe shpërnguljen e popullsisë myslimane.

Më 21 nëntor u publikua deklarata presidenciale e takimit, e cila përfshin tema të tilla si marrëdhëniet e bashkëpunimit, paqja, zhvillimi i vazhdueshëm dhe e ardhmja e bashkëpunimit Azi – Europë.

Deklarata përfshin kësaj here edhe tre dokumente shtesë, të cilat shpjegojnë me hollësi përkufizimin e komunikimit e lidhjeve të ndërsjella midis Azisë dhe Europës, fushat e veprimit, afatet kohore, agjendat e takimit të Azi-Europës vitin 2018 dhe projektet e zhvilluara të fondit të Azi-Europës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore