Zyrtarët analizojnë rëndësinë e takimeve Kinë-EQL dhe të O.B. të Shangait

2017-11-22 09:25:47 CRI Komenti juaj Printoni

Zyrtarët thonë se udhëtimi i ardhshëm i kryeministrit Li Keqiang është i një rëndësie të madhe për bashkëpunimin e Kinës me vendet e Europës Qendrore dhe Lindore (EQL) dhe Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait. (O.B. të Shangait).

Kryeministri Li do të marrë pjesë në takimin e gjashtë të krerëve të qeverive nga Kina dhe vendet EQL gjatë vizitës së tij shtetërore në Hungari nga datat 26-29 nëntor si dhe në Takimin e 16-të të Këshillit të krerëve të qeverive të O.B. të Shangait në qytetin rus të Soçit më 30 nëntor dhe 1 dhjetor.

Takimi Kinë-EQL në Hungari përkon me 5-vjetorin e krijimit të bashkëpunimit të Kinës me vendet e Europës Qendrore e Lindore.

Zëvendësministri i Jashtëm Wang Chao shprehet se udhëheqësit do të diskutojnë kryesisht për një seri çështjesh, duke përfshirë bashkëpunimin në fushën e tregtisë dhe të investimeve.

"Aktualisht, Kina ka nënshkruar dokumente bashkëpunimi me 13 vende të EQL-së dhe në takimin e kësaj here të udhëheqësve në Budapest, ne planifikojmë të nënshkruajmë dokumentin e bashkëpunimit të nismave "Një brez, një rrugë" me tre vendet e tjera të EQL-së. Jemi të gatshëm të punojnë së bashku me vendet e EQL-së për ndërtimin e "Bashkëpunimit 16+1" në një ndërfaqe të rëndësishme për integrimin e "nismave të një brez, një rrugë" në qarkun ekonomik europian."

Ndihmësministri i Tregtisë i Kinës Li Chenggang tha se Kina shpreson që takimi i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait do të ndihmojë në zbulimin e forcave të reja drejt rritjes ekonomike, zgjerimin e fushave të reja të bashkëpunimit ekonomik dhe luftën kundër proteksionizmit tregtar. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore