Tiranë, publikohet në shqip libri Kultura Tradicionale Kineze

2017-11-21 10:32:49 CRI Komenti juaj Printoni

Në edicionin e 20-të të Panairit të Librit në Tiranë u prezantua libri në shqip Kultura Tradicionale Kineze.

Në ceremoninë e prezantimit ishin të pranishëm ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu, Drejtori i Shoqatës Kulturore Shqipëri-Kinë, Iljaz Spahiu dhe Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri.

Ky libër është shkruar nga autori i famshëm kinez Zhang Qizhi, i cili e shpalos kulturën tradicionale kineze nëpërmjet filozofisë, historisë, shkrimit, pikturës, mjekësisë, arkitekturës etj,

Ambasadorja Jiang Yu përgëzoi publikimin e këtij libri, duke u shprehur se Panairi i Librit në Tiranë është një aktivitet i madh në fushën e botimit dhe është bërë një platformë e shkëmbimeve kulturore mes Shqipërisë dhe vendeve të ndryshme. Këto vite, gjithnjë e më shumë shtëpi botuese botojnë libra mbi politikën, ekonominë dhe kulturën kineze.

Përkthimi në shqip i librit Kultura Tradicionale Kineze është një arritje e re. Jiang Yu shpreson që sektorët e botimit, kulturës dhe studimeve nga dy vendet do të punojnë së bashku për njohjen e vazhdueshme dhe reciproke mes dy popujve dhe për nxitjen e bashkëpunimit miqësor dypalësh.

Spahiu u shpreh se kultura kineze ka histori të gjatë, përmbajtje të pasur dhe përfaqëson kulturën e lindjes. Ai shpreson që ky libër do të bëhet një libër që rrit njohjen e kulturës kineze tek qytetarët shqiptarë.

Petrit Ymeri u shpreh që me bashkëpunimin Kinë-Shqipëri në përkthimin e veprave klasike, janë përkthyer dhe botuar një sërë librash të veçantë që ndihmojnë popujt e dy vendeve të kalojnë barrierat gjuhësore dhe të shtojnë njohjet për njëri-tjetrin. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore