Dacic: "Serbia ka dy qëllime strategjike, integrimi në BE dhe zgjidhja e çështjes së Kosovës"

2017-11-20 10:59:39 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic tha gjatë një interviste të dielën se integrimi i Serbisë në BE dhe zgjidhja e çështjes së Kosovës janë dy qëllime strategjike të vendit.

Dacic tha se Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkim Europian. "Por momentalisht shumica e vendeve anëtare të BE-së e njohin pavarësinë e Kosovës. Integrimi në BE nuk varet nga reformat e zhvillimi i Serbisë, por nga raporti i bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës," tha ai.

Dacic theksoi se Serbia do të vazhdojë përpjekjet diplomatike dhe do t'i nxitë ato vende që pranojnë pavarësinë e Kosovës, ta rishikojnë vendimin e tyre. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore