Kina do të transferojë asetet shtetërore në fondet e sigurimeve shoqërore

2017-11-19 09:35:48 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kanë marrë masa për transferimin e aseteve të caktuara shtetërore në fondet e sigurimeve shoqërore të vendit, në mënyrë që të lehtësohet presioni mbi pagesat e pensioneve.

Asetet do të përfshijnë aksionet e kompanive shtetërore dhe institucionet financiare.

Ato do të transferohen në Këshillin Kombëtar për Fondin e Sigurimeve Shoqërore dhe kompanitë tërësisht shtetërore.

Raporti i transferimit do të jetë 10 për qind e kapitalit shtetëror.

Në rrethana të caktuara dhe pas miratimit, këshilli i fondit të sigurimeve shoqërore mund të krijojë një kompani për menaxhimim e fondeve të pensionit për të operuar në mënyrë të pavarur me fondet e transferuara.

Fondi i Sigurimeve Shoqërore dhe kompanitë shtetërore vendore që marrin kapitalin mund të fitojnë dividentë nga aksionet e ndërmarrjeve shtetërore dhe kanë të drejtën e përdorimit, por nuk do të përfshihen në vendimet e menaxhimit të kompanive.

Programet pilot për transferimin do të nisin brenda këtij viti.

Duke filluar nga viti i ardhshëm, programi do të zgjerohet në më shumë kompani të mbikëqyrura nga qendra, me fonde që do të transferohen në grupe. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore