Kina-Maroku, memorandum mirëkuptimi për "Një brez, një rrugë"

2017-11-18 09:29:04 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Marokut, Nasser Bourita, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë"

Gjatë takimit në Pekin, Wang tha se marrëdhëniet dypalëshe janë ngritur në një nivel të ri.

"Vitin e ardhshëm do të shënojmë 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve tona, të dy vendet duhet të zbatojnë konsensusin e arritur nga udhëheqësit tanë për të nxitur partneritetin e përbashkët strategjik dhe ngritur marrëdhëniet në një nivel të ri."

Bisedimet ndërmjet dy ministrave të Jashtëm prekën një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë sigurinë kombëtare, bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin.

Wang tha se Kina është e gatshme të rrisë bashkëpunimin me Marokun në fushën e tregtisë, të investimeve, ushtarake, kulturore, arsimit, turizmit si dhe si dhe në çështjet kryesore ndërkombëtare dhe rajonale, duke punuar së bashku për të mbrojtur interesat e përbashkëta të vendeve në zhvillim.

Nga ana e tij, Bourita tha se Maroku mbështet përpjekjet e Kinës për të mbrojtur sovranitetin e saj, integritetin territorial dhe interesat legjitime detare.

Burita shtoi se Maroku është i gatshëm të bashkëpunojë më shumë me Kinën në sektorin e tregtisë, investimeve dhe në ndërtimin e hekurudhave, duke nënvizuar se vendi i tij mirëpret kompanitë kineze të zgjerohen në Afrikë dhe në vendet arabe.

Mrekulli
Lajmet Kryesore