Kina i kërkon ShBA-së të trajtojë siç duhet çështjet e ishullit të Tajvanit

2017-11-17 20:23:19 CRI Komenti juaj Printoni

Kina i nxiti të premten Shtetet e Bashkuara të trajtojnë siç duhet çështjet lidhur me Tajvanin dhe të mos kenë asnjë kontakt zyrtar dhe ushtarak të çfarëdo forme me ishullin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang i bëri këto komente në përgjigje të një pyetjeje lidhur me deklaratat e Randall Schriver-it, i propozuar për postin e ndihmëssekretarit të Mbrojtjes të ShBA-së për Çështjet e Azisë dhe Paqësorit.

Në një seancë dëgjimore për këtë propozim, Schriver shprehu mbështetje për shkëmbimet e vizitave të anijeve ushtarake ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe ishullit të Tajvanit, duke shtuar se kjo ishte në përputhje me politikën e "Një Kine", sipas përkufizimit që i bëjnë kësaj politike Shtetet e Bashkuara.

"Kina i bën thirrje ShBA-së të respektojë angazhimin e saj ndaj politikës së 'Një Kine' dhe tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane dhe të ndalojë kontaktet ushtarake dhe shitjen e armëve Tajvanit," tha Geng.

Mrekulli
Lajmet Kryesore