Ekspertë të huaj përkthejnë për herë të parë raportin e Kongresit të PKK-së

2017-11-17 19:30:50 CRI Komenti juaj Printoni

Raporti i Kongresit të 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës tërhoqi vëmendjen e gjerë të opinionit ndërkombëtar, e po ashtu edhe një numër ekspertësh të huaj që ndihmuan në përkthimin dhe redaktimin e këtij raporti, kanë qenë në fokus të publikut.

Kjo është hera e parë që PKK-ja fton ekspertë të huaj për të ndihmuar në përkthimin e raporteve të tilla, që nga fillimi i Reformës dhe Hapjes.

Këta ekspertë ishin nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia, Spanja, Gjermania, Brazili, Sudani dhe Laosi.

Ekspertja angleze Holly Snape shpreh kënaqësinë që ishte pjesë e këtij projekti:

"Mendova se, duke e përkthyer raportin e Kongresit me kujdes, rrjedhshëm dhe saktë, në njëfarë mënyre po ndihmoja pjesët e tjera të botës ta kuptonin këtë moment historik në zhvillimin e Kinës, dhe gjithashtu për sa i përket zhvillimit të Kinës si një vend i përgjegjshëm në arenën ndërkombëtare."

Eksperti i arabishtes Mustafa Mohamed Ahmed Yahia thotë se mund t'i ndiejnë ndryshimet nëpërmjet përvojës së tyre të jetës dhe punës në Kinë.

"Unë mendoj se pjesa më e qartë dhe e bukur është se si flitet për epokën e re. Kjo epokë e re është diçka që më ka mbetur në mendje. Tani Kina është duke hyrë në fazën e re të zhvillimit, pra kjo është diçka e re," u shpreh ai.

Mrekulli
Lajmet Kryesore