Kina: Vizita e kryediplomatit francez, rëndësi të madhe

2017-11-17 19:15:35 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Evropës dhe i Punëve të Jashtme i Francës Jean-Yves Le Drian do të bëjë një vizitë zyrtare në Kinë nga 24 deri më 27 nëntor, me ftesën e ministrit të Jashtëm të Kinës Wang Yi, njoftoi të premten zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang. Gjatë vizitës, Le Drian dhe zv.kryeministrja e Kinës Liu Yandong do të drejtojnë së bashku Takimin e 4-t të Mekanizmit të Shkëmbimeve Kulturore të Nivelit të Lartë midis Kinës e Francës.

Duke folur në një konferencë shtypi në Pekin, Geng Shuang tha se Franca është vendi i parë perëndimor që vendosi marrëdhënie diplomatike me Kinën. Gjatë këtyre 53 vjetëve që atëherë, marrëdhëniet kino-franceze janë zhvilluar me sukses dhe kanë qenë paraprijëse të marrëdhënieve të Kinës me Evropën dhe Perëndimin në përgjithësi. Vitet e fundit, marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik midis Kinës e Francës kanë pasur një zhvillim të qëndrueshëm.

"Pas marrjes së postit nga presidenti Emmanuel Macron, marrëdhëniet kino-franceze kanë vazhduar të ruajnë prirjen e mirë të zhvillimit. Presidenti Xi Jinping dhe presidenti Macron zhvilluan takimin e tyre të parë gjatë Samitit të G20-s në Hamburg, dhe kanë zhvilluar dy biseda telefonike për të shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet kino-franceze dhe problemet me interes të përbashkët, duke përvijuar qartë drejtimin e zhvillimit të marrëdhëniet dypalëshe në epokën e re," tha zëdhënësi Geng.

Ai vuri në dukje gjithashtu se kjo është vizita e parë e Jean-Yves Le Drian-it në Kinë që prej marrjes së tij të postit të ministrit të Jashtëm dhe kjo vizitë ka rëndësi të madhe për marrëdhëniet kino-evropiane dhe kino-franceze. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore