"Dubai Airshow", vlerë rekord porosish

2017-11-17 19:01:42 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten u mbyll Ekspozita e Aviacionit "Dubai Airshow", me një vlerë rekord porosish rreth 114 miliardë dollarë amerikanë.

Veprimtaria pesëditore tërhoqi mbi 79 000 vizitorë, me një rritje 20 për qind.

Kompanitë e aviacionit e shohin këtë ekspozitë si një mundësi të madhe për të paraqitur produktet dhe shërbimet e tyre më të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Organizatorët e ekspozitës ftuan për herë të parë Ekipin e Demonstrimit "1 gushti" të Forcave Ajrore Kineze për një shfaqje ajrore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore