OKB-ja, objektivat përmbushen pa u zgjidhur problemi i ndotjes

2017-11-17 11:16:04 CRI Komenti juaj Printoni
Sipas Programit për Mjedisin të Kombeve të Bashkuara, objektivat e zhvillimit nuk mund të arrihen globalisht nëse ndotja e mjedisit nuk adresohet në mënyrë të përshtatshme.

Një raport i fundit pasqyron të dhënat mbi gjendjen e ndotjes në çdo kontinent .

Ndotja e ajrit u merr jetën 6.5 milionë njerëzve çdo vit, thekson raporti dhe shton se 50 vendgrumbullimet më të mëdha të mbeturinave në botë, kërcënojnë jetën e 64 milionë vetave.

Raporti gjithashtu përmban një plan veprimi që përfshin drejtimin politik dhe më shumë bashkëpunim ndërkombëtar. (Jiang Lei/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore