Pekin, inaugurohet ambasada e Panamasë

2017-11-17 11:10:28 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti i Panamasë Juan Carlos Varela dhe ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, përuruan ambasadën e re të Panamasë në Pekin, pesë muaj pas rivendosjes se marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ministri Wang Yi u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm për të dy vendet.

"Vendimi i presidentit është tërësisht në interes të shtetit, popullit dhe kombit të Panamasë dhe gjithashtu në përputhje të plotë me prirjen globale të zhvillimit. Është një vendim i drejtë që do t'i rezistojë provës së historisë," tha Wang.

Presidenti i Panamasë theksoi se do t'i përmbahet me vendosmëri parimit të 'Një Kine' dhe do të zhvillojë një marrëdhënie të mirë pune me Pekinin.

Varela ndodhet në Pekin për në një vizitë shtetërore njëjavore. Gjatë vizitës, ai do të takohet me liderë kinezë si dhe do të udhëtojë me trenin e shpejtësisë së lartë në Shangai.

Dy vendet vendosën marrëdhënie diplomatike në qershor pasi Panamaja ndërpreu lidhjet e saj me autoritetet e Tajvanit.

Kina krijoi një zyrë të zhvillimit tregtar në Panama që në vitin 1996. Që atëherë, të dy vendet kanë ruajtur bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Më 18 shtator, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi shkoi në Panama për të qenë i të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të ambasadës kineze atje. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore