Pekin, simpoziumi ndërkombëtar diskuton rolin e Kinës në zhvillimin global

2017-11-17 10:55:04 CRI Komenti juaj Printoni

Ish-politikanë dhe studiues nga Kina dhe vende të tjera të botës janë mbledhur në Pekin për të diskutuar vendimet që mori Kongresi Kombëtar i PKK-së që u mbajt muajin e kaluar.

Me temë "Ndikimet për Kinën dhe Botën," zyrtarë, studiues dhe përfaqësues nga mbi 30 vende, po diskutojnë çështje të rëndësishme të zhvillimit global dhe rolin e Kinës në të.

Ish-kryeministri francez Dominique de Villepin, tha se Kongresi i 19-të i PKK-së, shënoi fillimin e një epoke të re, jo vetëm për Kinën, por mbarë botën.

"Kthimi i Kinës në arenën ndërkombëtare është tipari më i mrekullueshëm i botës sot. Tani vendi është i ndërgjegjshëm për përgjegjësinë e madhe që ka për të zgjidhur krizat globale, drejtimin e dialogut dhe të rritjes ekonomike. Kjo është një epokë e re globale ku Kina përkrah Europës dhe të gjithë partnerëve të tjerë ndërkombëtarë ka bashkuar duart për të bashkëpunuar dhe arritur prosperitetin e përbashkët."

Peter Kagwanja, drejtor i Institutit të Politikave të Afrikës me seli në Kenia, shpreson se zhvillimi i Kinës do të ndihmojnë zhvillimin e Afrikës dhe të popujve afrikanë.

"Kongresi i 19-të i PKK-së shpalli vendosmërinë për të realizuar ëndrrën për rilartësimin e kombit kinez. Presidenti Xi Jinping deklaroi se ëndrra e Kinës është e lidhur dhe me ëndrrat e popujve të tjerë. Besoj se Axhenda e Kinës për vitin 2017 do t'i ngrejë marrëdhëniet e thella historike midis dy civilizimeve në një nivel të ri plot me strategji e mundësi." (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore