Tiranë, ambasadorja kineze Jiang Yu takon zv.kryetarin e Kuvendit Edi Paloka

2017-11-16 20:39:54 CRI Komenti juaj Printoni

Ambasadorja e Kinës në Shqipëri Jiang Yu u takua të mërkurën në Tiranë me zv.kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë dhe zv./kryeta i Partisë Demokratike Edi Paloka.

Ambasadorja Jiang u shpreh në takim se Kina dhe Shqipëria kanë një miqësi tradicionale dhe tani marrëdhëniet mes të dy vendeve po shtohen në të gjitha fushat. Bashkëpunimi konkret në fushat ekonomike, tregtare e kulturore ka arritur rezultate të shumta, u shpreh zonja Jiang, duke shtuar se miqësia midis Kinës e Shqipërisë ka marrë gjallëri të re në epokën e re.

Shkëmbimet e organeve ligjvënëse janë pjesë e rëndësishme e marrëdhënieve dypalëshe dhe Kina u kushton rëndësi marrëdhënieve me Kuvendin e Shqipërisë dhe me partitë e ndryshme shqiptare, tha përfaqësuesja e diplomacisë kineze në Shqipëri. Kina dëshiron të forcohen shkëmbimet për të ndihmuar zhvillimin e vazhdueshëm dhe të shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit konkret në fusha të ndryshme midis Kinës e Shqipërisë përputhet me interesat e popujve të dy vendeve, vuri re ambasadorja kineze. Znj. Jiang Yu shprehu shpresën se parlamenti i Shqipërisë do të ofrojë më shumë përkrahje politike dhe ligjore për të nxitur bashkëpunimin konkret mes dy vendeve.

Zv.kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Edi Paloka u shpreh se populli shqiptar ushqen ndjenja dashurie për popullin kinez. Sipas tij, Kina është një vend i madh dhe me ndikim të fuqishëm në fushat politike e ekonomike, prandaj konsolidimi i miqësisë dhe nxitja e bashkëpunimit me Kinën përputhen me interesat e Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë dhe Partia Demokratike dëshirojnë të japin kontributin e tyre në këtë drejtim. Paloka shprehu besimin se Kongresi i 19-të i PKK-së do të japë impulse të reja për reformën në Kinë dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e Kinës dhe të botës. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore