Masakër në Kaliforni, i armatosuri vret gruan dhe më pas gjashtë të tjerë

2017-11-16 11:04:28 CRI Komenti juaj Printoni

Policia e Kalifornisë Veriore konfirmoi se personi i armatosur i cili vrau gjashtë veta pranë një shkolle fillore, kishte vrarë një ditë para ngjarjes gruan e tij, të cilën mësohet se e dhunonte vazhdimisht.

Sulmuesi i armatosur, i identifikuar si Kevin Neal, ishte i armatosur me dy automatikë të prodhuar ilegalisht dhe dy pistoleta të regjistruara në emër të dikujt tjetër.

Neal thuhet se qëlloi të paktën 30 herë brenda 6 minutash. Ai u qëllua dhe u vra më pas nga policia e cila u shpreh se nëse shkolla nuk do të rrethohej e izolohej në kohë, pasojat do të ishin katastrofike. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore