Bashkimi Afrikan nxit Zimbabven për zgjidhjen e krizës

2017-11-16 11:03:57 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Afrikan bëri thirrje për zgjidhje të ngërçit politik në Zimbabve në përputhje me kushtetutën e vendit.

BA-ja tha se po monitoron nga afër gjendjen në vend, pasi ushtria mori pushtetin këtë të mërkurë.

Komisioni i BA-së deklaron se pret të bashkëpunojë me Komunitetin e Zhvillimit të Afrikës Jugore për të garantuar një zgjidhje paqësore të situatës.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Jakob Zuma, dërgoi një përfaqësues në kryeqendrën e Zimbabves, Harare, për bisedime me palën ushtarake dhe presidentin e vendit, Robert Mugabe, i cili sipas njoftimeve, është vendosur nën arrest shtëpie.

Ushtria e Zimbabves mori pushtetin këtë javë pasi 93-vjeçari Mugabe shkarkoi zv./presidentin e vendit, për t'i hapur kështu rrugën drejt pushtetit gruas së tij, Grace.

(Jiang Lei/Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore