BE-ja, po "shpejton përpjekjet" për menaxhimin e krizës së migracionit

2017-11-16 11:03:02 CRI Komenti juaj Printoni

Delegacioni i BE-së në OKB-në tha të mërkurën se po intensifikon përpjekjet në të gjitha frontet për "menaxhimin më të mirë të krizës së migracionit."

Në një deklaratë të lëshuar në Gjenevë, BE-ja theksoi përpjekjet dyvjeçare për të trajtuar në mënyrë humane dhe efikase krizën e migracionit në Europë.

"Numri total i kalimit të paligjshëm të refugjatëve në rrugët kryesore migratore ka rënë me 63% në vitin 2017," tha delegacioni i BE-së, duke nënvizuar se përpjekjet kolektive për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të BE-së po japin "rezultate konkrete".

Deklarata erdhi një ditë pasi Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Zeid Ra'ad Al Hussein tha në një deklaratë se politikat e BE-së për të ndihmuar Rojën Bregdetare të Libisë për të kapur dhe kthyer emigrantët në Detin Mesdhe ishte çnjerëzore. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore