Panairi i librit, prezantohet fotoalbumi "Histori të reja të miqve të vjetër"

2017-11-16 11:02:21 CRI Komenti juaj Printoni

Fotoalbumi "Histori të reja të miqve të vjetër", botim i Radios së Jashtme të Kinës dhe Shtëpisë Botuese Onufri, u prezantua të mërkurën me rastin e edicionit të 20-të të Panairit të Librit të Tiranës.

Botimi përmban intervista dhe fotografi të personaliteteve që kanë punuar dhe vizituar Kinën. Ata shprehin aty dëshirat për nxitjen e zhvillimit të marrëdhëniet kino-shqiptare në kohën e re.

Ambasadorja e Kinës Jiang Yu, përcolli falënderime të sinqerta për stafin e Radios së Jashtme të Kinës dhe Shtëpisë Botuese Onufri për punën e tyre për përgatitjen e fotoalbumit.

Ambasadorja Jiang u shpreh se miqtë e vjetër të Kinës të pasqyruar në album, janë edhe kontribuuesit e miqësisë dhe bashkëpunimit kino-shqiptar. "Ky album pasqyron kujtime të çmuara historike mbi shkëmbimet kino-shqiptare, reflekton dashurinë e thellë midis dy popujt tanë," tha Jiang.

Drejtorja e redaksisë shqipe të Radios së Jashtme të Kinës, Qu Ning, tha gjatë prezantimit se lexuesit do të kuptojnë nostalgjinë e miqve të vjetër si dhe pritshmëritë e tyre për zhvillimin e vazhdueshëm të miqësisë dypalëshe.

"Miqësia tradicionale kino-shqiptare është një thesar që duhet mirëmbajtur nga të dyja anët. Radioja e Jashtme e Kinës shpreson që këto intervista, do ta nxitin brezin e ri të trashëgojë dashurinë miqësore të brezit të vjetër," tha Qu.

Drejtor i Shoqatës Kulturore Shqipëri-Kinë, Iljaz Spahiu, ndau eksperiencën e tij të pasur si student, diplomat në Kinë dhe personin që ka për shkëmbimet kulturore midis Kinës dhe Shqipërisë. Lidhja e tij me Kinën nuk është shkëputur që nga vitet '70 të shekullit të kaluar. Ish-diplomati tregoi dëshirën për t'i kushtuar përpjekje personale e të pakursyera, për konsolidimin e thellimin e miqësisë kino-shqiptare.

Fotoalbumi "Histori të reja të miqve të vjetra" është një përmbledhje e intervistave të shoqëruara me fotografi, të ish-presidentit të Shqipërisë Rexhep Mejdani, ish-kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi, ish-ministrit të Jashtëm Paskal Milo, ish-diplomatit shqiptar Petraq Pojani, që ka punuar për rikthimin e R.P. të Kinës në OKB, ish-ambasadorët e Shqipërisë në Kinë Hajdar Muneka dhe Maxhun Peka, etj.

Gjatë prezantimit të albumit merrnin pjesë shumë personalitete, si: ambasadorja e Kinës Jiang Yu, drejtorja e redaksisë së gjuhës shqipe të CRI-së, Qu Ning, drejtori i Shtëpisë Botuese Onufri, Bujar Hudhri, ish-ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, ish-ambasador i Shqipërisë në Kinë, Maxhun Peka, drejtor i Shoqatës Kulturor Shqipëri-Kinë Iljaz Spahiu, drejtor i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Kinë Idriz Çelmeta. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore