Maqedoni, parlamenti voton për zyrtarizmin e gjuhës shqipe

2017-11-16 10:11:03 CRI Komenti juaj Printoni

Parlamenti i Maqedonisë miratoi të mërkurën me 66 vota pro dhe 41 kundër, projektligjin që mundëson zyrtarisht përdorimin e gjuhës shqipe në të gjithë vendin.

Përkundër debateve të forta midis ligjvënësve të shumicës dhe të opozitës, shqipja është tani gjuha e dytë zyrtare e Maqedonisë.

Projektligji synon lehtësimin e komunikimit të pakicës etnike shqiptare me institucionet, spitalet dhe gjykatat.

Statistikat zyrtare tregojnë se shqiptarët e Maqedonisë përbëjnë një të katërtën e popullsisë së vendit.

Ligji i vitit 2001 lejoi përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe vetëm në komunitetet ku shqiptarët etnikë ishin mbi 20 përqind e popullsisë. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore