Aeroplanët bombardues rusë me rreze të gjatë sulmojnë objektet e "Shtetit Islamik"

2017-11-16 10:10:16 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të mërkurën se 6 aeroplanë bombarduese me rreze të gjatë, Tu-22M3 sulmuan objektiva të "Shtetit Islamik" përreth qytetit Abu Kamal në Siri. Sipas deklaratës, aeroplanët u nisën nga Rusia dhe kaluan në hapësirën ajrore të Iranit dhe të Irakut. Ata bombarduan forcat të armatosura, vendstrehimet e tyre dhe automjetet e blinduara.

Gjithashtu Moska njoftoi se aeroplanë luftarakë rusë të modelit Su-30SM u nisën nga baza e forcave ajrore të Rusisë në Siri për të mbrojtur aeroplanët bombardues gjatë misionit. Të gjitha mjetet u kthyen në bazë pasi përfunduan misionin.

Ushtria qeveritare e Sirisë shpalli zyrtarisht më 9 nëntor fillimin e operacionit për marrjen e bastionit të fundit të "Shtetit Islamik" në Siri, qytetin Abu Kamal. (Du/Leftion Peristeri)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore