Kryeministri grek shpall një dite zie për viktimat e shkaktuar nga përmbytjet

2017-11-16 10:09:42 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri grek Alexis Tsipras shpalli të mërkurën një ditë zie kombëtare pasi numri i viktimave nga përmbytjet që kanë përfshirë rajonin e Atikës Perëndimore në periferi të Athinës, arriti në 15.

Udhëheqësi grek u zotua në një deklaratë se askush nuk do të mbetet i pastrehë dhe premtoi marrjen e masave për të ndihmuar bizneset e prekura.

Shirat e rrëmbyer shkaktuan përmbytje në bashkinë e Mandra-s, Nea Peramos-it dhe Megara-s, që ndodhen 20 kilometra në perëndim të kryeqytetit grek. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rrëketë e ujit morën përpara edhe makinat dhe i përplasën ato nëpër ndërtesa duke shkaktuar deri tani 15 viktima, shumica e tyre të moshuar.

17 veta të tjerë u plagosën, ndërsa ka njoftime edhe për të humbur. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore