Kina dhe Filipinet zotohen për të forcuar lidhjet e tyre

2017-11-16 10:08:08 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang dhe presidenti filipinas Rodrigo Duterte u zotuan se do të mbajnë vazhdimisht lidhje të ndërsjella, pasi nënshkruan disa marrëveshje dypalëshe bashkëpunimi.

Kryeministri kinez Li Keqiang, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Filipine, pas përfundimit të takimeve të ASEAN-it, u shpreh u i lumtur për përmirësimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Filipineve, pas disa vite mosmarrëveshjesh mbi çështjet e Detit të Kinës Jugore.

"Dimri ka mbërritur në Hemisferën Veriore, por temperaturat në Manila janë ende mjaft të larta. Mendoj se kjo reflekton disi temperaturën e lidhjeve Kinë-Filipine e cila po rritet për shkak të përmirësimit pozitiv të marrëdhënieve midis dy vendeve. Shpresojmë se do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të forcuar këtë moment pozitiv dhe të punojmë për të kompensuar kohën e humbur".

Nga ana e tij, presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte, tha se të dyja palët do të përfitojnë nga rivendosja e lidhjeve më të afërta mes tyre.

Të dy udhëheqësit ishin të pranishëm gjatë nënshkrimit të 14 marrëveshjeve të bashkëpunimit që mbulojnë financimet në infrastrukturë, programe të rehabilitimit nga droga, ndryshimin e klimës, mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe bashkëpunimin për kapacitetet industriale.

Kryeministri Li Keqiang njoftoi gjithashtu një fond ndihme prej 23 milionë dollarësh amerikanë për rindërtimin e Maraw-it në jug të Filipineve, të shkatërruar nga luftimet e ushtrisë me militantët e ISIS-it.

Qeveria e Filipineve shpalli së fundi fitoren ndaj ekstremistëve të lidhur me Shtetin Iislamik në Marawi, duke i dhënë fund një periudhe të vështirë pesë mujore ku mbetën të vrarë mbi 1100 veta. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore