Kina do të hapë sistemin e saj të tregtimit të karbonit

2017-11-16 10:07:23 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet e Kinës njoftuan se janë gati për të hapur një sistem të tregtimit të karbonit.

Përfaqësuesi i Kinës për çështjet e klimës, Xie Zhenhua, e bëri njoftimin gjatë Konferencës së Ndryshimeve të Klimës që po zhvillohet në Bon të Gjermanisë.

Kina është një prej tregtarëve më të mëdhenj të karbonit. Në disa programe prove janë tregtuar afro 1.3 miliardë ton shkarkime karboni, duke zënë vendin e dytë pas Sistemit të Tregtimit të Shkarkimeve të Bashkimit Europian që ka një vëllim vjetor prej 2.2 miliardë ton.

Autoritetet kineze filluan një program pilot në vitin 2011 dhe synojnë që deri në vitin 2030 të reduktojnë ndjeshëm shkarkimin e karbonit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore