Milano në garë për Agjencinë Europiane të Barnave pas "Brexit"

2017-11-15 11:40:11 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti italian Sergio Mattarella shpreson që Agjencia Europiane e Barnave do të fitojë garën me vendet e tjera dhe do të zhvendoset nga Londra në Milano pas Brexit.

Mattarella theksoi se zhvendosja e kësaj agjencie në Milano do të ishte një hap i rëndësishëm për këtë qytet pasi do të ndihmojë në pozicionimin e tij në Europë si qendër e përsosmërisë në çështjet e shëndetit dhe ushqimit.

Zyrtarët e BE-së do të vendosin javën e ardhshme se ku do të vendoset qendra. Njoftohet se Milano konkurron me Bratislavën, Amsterdamin dhe Kopenhagenin. (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore