OKB-ja kritikon ndalimin e kalimit të refugjatëve në Mesdhe

2017-11-15 11:39:00 CRI Komenti juaj Printoni

Komiteti i Drejtave të Njeriut i OKB-së kritikoi praktikën e kapjes në Mesdhe dhe të kthimit të refugjatëve në Libi, duke e quajtur këtë johumanitare.

Komisioneri i të Drejtave të Njeriut i OKB-së Zeid Ra'ad Al Hussein paraqiti një raport sipas të cilit mijëra refugjatë të bllokuar në Tripoli të Libisë nuk kanë as kushtet minimale të jetesës

Hussein tha se pavarësisht ndërhyrjes së shtuar të vendeve anëtare të BE-së, keqtrajtimi i refugjatëve nuk është ndalur. "Në fakt, gjendja e vështirë e refugjatëve u keqësua," shtoi ai.

Që nga viti 2016, BE-ja ka filluar të ndihmojë Rojën Bregdetare të Libisë për të bllokuar kalimin e paligjshëm të refugjatëve. Por ekspertët e drejtave të njeriut të OKB-së e kritikojnë këtë veprim dhe thonë se ai shkel ligjin ndërkombëtar.

Komisariati u bëri thirrje vendeve anëtare të BE-së që të shtojnë strehimin e refugjatëve, mbrojtjen e përkohshme, dhe të ofrojnë mënyra të ligjshme për hyrjen e refugjatëve në Europë. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore