Kurdistani i Irakut respekton vendimin e gjykatës për ndalimin e pavarësisë

2017-11-15 11:38:17 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria e Rajonit të Kurdistanit u shpreh të martën se do të respektojë vendimin e gjykatës federale të Irakut, vendim që thotë se kushtetuta nuk lejon ndarjen e asnjë komuniteti irakian.

"Ne respektojmë interpretimin e Gjykatës së Lartë për Nenin 1 të Kushtetutës. Ne konfirmojmë besimin tonë se kjo duhet të jetë baza për fillimin e një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar për të zgjidhur mosmarrëveshjet duke zbatuar të gjitha nenet kushtetuese", tha qeveria rajonale në një deklaratë.

Më 6 nëntor, Gjykata e Lartë e Irakut nxori ​​një vendim për të sqaruar nenet e kushtetutës irakiane që "theksojnë unitetin e Irakut" dhe se "asnjë tekst në kushtetutë nuk lejon shkëputjen e ndonjë rajoni nga Iraku".

Tensionet kanë qenë të larta mes Bagdadit dhe rajonit të Kurdistanit pas votimit nga kurdët të një referendumi mbi pavarësinë e rajonit të Kurdistanit më 25 shtator.

Pavarësia e Kurdistanit është kundërshtuar jo vetëm nga qeveria qendrore e Irakut, por edhe nga vende të tjera, pasi ajo do të kërcënonte integritetin e Irakut dhe do të minonte luftën kundër militantëve të IS-it.

Vendet fqinje të Irakut, sidomos Turqia, Irani dhe Siria, kanë shprehur shqetësim se një pavarësi e kurdëve irakianë kërcënon integritetin e tyre territorial, pasi popullata kurde jetojnë në ato vende. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore