Greqi-Maqedoni, së shpejti bisedimet mbi mosmarrëveshjet për emrin

2017-11-15 10:18:07 CRI Komenti juaj Printoni

Takimi i parë ndërmjet negociatorëve nga Maqedonia dhe Greqia me ndërmjetësin e OKB-së Matthew Nimetz për të diskutuar për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë do të mbahet më 20 ose 21 nëntor, sipas një deklarate të së martës nga kryeministri maqedonas Zoran Zaev.

Athina kundërshton që fqinji i saj të mbajtë emrin Maqedoni, që grekët mendojnë se i përket trashëgimisë së tyre historike dhe që është gjithashtu emërtesa e rajonit verior të Greqisë.

Me këtë pretekst, Greqia ka bllokuar në këtë kuadër procesin e anëtarësimit të Shkupit në BE dhe NATO. Athina thotë se një zgjidhje përfundimtare e mosmarrëveshjeve për emrin përbënte një parakusht për heqjen e bllokimit grek.

Për këtë arsye, qeveria e re maqedonase ka shtuar përpjekjet për të negociuar dhe arritur një marrëveshje për zgjidhjen e çështjes.

Zaev theksoi më tej se Maqedonia po ndërton marrëdhënie miqësore me Greqinë, duke u shprehur optimist se në një atmosferë e tillë miqësore, mund të mendohet një zgjidhje për këtë mosmarrëveshje dhjetravjeçare. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore