Brexit, fillon shqyrtimi nen për nen i Ligjit të Tërheqjes nga BE-ja

2017-11-15 10:17:28 CRI Komenti juaj Printoni

Dhoma e Ulët e parlamentit britanik filloi të martën diskutimet e Ligjit të Tërheqjes nga Bashkimi Europian, një paketë e madhe ligjore e cila synon të mbushë vakumin që do të shkaktojë dalja nga blloku në vitin 2019.

Projektligji është miratuar së pari në parim në shtator të këtij viti nga Dhoma e Ulët. Por sipas procesit legjislativ, tani është faza e shqyrtimit të tij nen për nen. Përmbajtja e tij mund të ndryshohet nëpërmjet amendamenteve.

Sipas parashikimit, procesi i diskutimit do të zgjatë për 8 ditë. Më parë, anëtarët e Dhomës së Ulët kanë paraqitën 470 amendime për projektin.

Sipas mediave britanike, që nga anëtarësimi i Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian mbi 40 vjet më parë, janë përfshirë në sistemin ligjor mbi 10 mijë ligje. Nëse zhvillohen trajtimet e nevojshme për këto ligje të BE-në, Londrës do t'i duhen disa vite për t'i zëvendësuar ato. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore