Presidenti iranian inspekton provincat e prekura nga tërmeti, premton kompensim për humbjet

2017-11-15 10:16:55 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti iranian Hassan Rouhani inspektoi provincën perëndimore të Kermanshah-ut ku pa nga afër dëmtimet e shkaktuara nga tërmeti vdekjeprurës i së dielës, si dhe operacionet e kërkim shpëtimit.

Rouhani tha se qeveria në Teheran po punon për të ndihmuar dhe shpëtuar rajonin e prekur nga tërmeti.

Ai tha gjithashtu se qeveria do të mbështesë financiarisht rindërtimin e banesave të shkatërruara.

Mijëra njerëz kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit me magnitudë 7.3 ballë që goditi rajonin kufitar midis Iranit dhe Irakut të dielën në mbrëmje.

Operacionet e shpëtimit janë penguar nga mbi 200 pasgoditje në rajon, përfshi këtu dhe një tërmet tjetër prej 6.1 ballë që ra menjëherë pas lëkundjes së parë.

Nga tërmeti mbetën të vrarë të paktën 445 veta dhe 78 të plagosur.

Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se bilanci i viktimave ka gjasa të rritet. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore